Në Abkhazi mbërriti një parti e re ndihmash humanitare nga Rusia. 18 makina të tonazhit të rëndë çuan atje produkte ushqimore, materiale ndërtimi, ushqime për fëmijë. Më 1 korrik aeroplani i Minisrtrisë së Situatave të Jashtëzakonshme (MSJ) çoi në Abkhazi 40 tonë ngarkesa humanitare: medikamente, pajisje dhe aparatura mjekësore, produkte ushqimore, batanije. Në kuadrin e aksionit aktual të bamirësisë janë dërguar në këtë republikë 280 tonë ngarkesa të ndryshme. Siç u njoftoi gazetarëve përfaqësuesi i MSJ të Rusisë Valeri Shuikov, aksioni do të vazhdojë në vjeshtë.