0Deputeti i parlamentit të Kosovës nga Partia e Pavarur Liberale serbe Petar Miletiç u plagos me armë zjarri në Mitrovicë të Kosovës. Incidenti u kualifikua si atentat, njoftoi përfaqësuesi zyrtar i policisë vendore. Policia disponon portretin gojor të kriminelit dhe është hedhur në kërkim të tij. Atentati u krye pranë shtëpisë së Miletiçit. Politikani morri plagë në të dyja këmbët dhe tashmë u operua. Jeta e tij, sipas vlerësimit të mjekëve, ndodhet jashtë rrezikut.