Polonia do ti japë mundësi Rusisë për të inspektuar objektet e sistemit të Mbrojtjes Antiraket. Për këtë deklaroi në Krakov pas nënshkrimit të Marrëveshjes suplementare polako-ruse në lidhje me Mbrojtjen Antiraket (MAR) Kreu i MPJ të republikës Radoslaw Sikorsi. Sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton vuri në dukje, se ky sistem "ka karakter mbrojtës dhe nuk përbën rrezik kërcënues për Rusinë". Traktati bazë mbi dislokimin në territorin e Polonisë të sistemit të MAR të SHBA u nënshkrua në Uashington që në gusht të vitit 2008. Protokolli suplementar e vë atë në përputhje të plotë me "arkitekturën e re të sistemit të MAR", e cila u shpall më 17 shtator të vitit 2009 nga Presidenti Barak Obama. Koncepti i ri i MAR të SHBA parashikon dislokimin në territorin e Polonisë të raketave interceptore të bazimit tokësor të tipit "Standart-3" (SM-3). Detyrë e tyre duhet të bëhet mbrojtja nga sulmet e mundshme raketore me rreze veprimi deri në 5,5 kilometra. Ato do të dislokohen në periudhën nga viti 2015 deri në vitin 2018 në lokalitetin Redzikovo nën Slupsk (në veri të Polonisë), 130 kilomtra larg Gdanskut. Sikorski e quajti sistemi e ri më efikas, meqenëse këto raketa "mund të mbrojnë gjithë Aleancën VeriAtlantike prej sulmeve nga distanca dhe drejtime të ndryshme". Duhet thënë se deklarata e Radoslaw Sikorsit mbi gatishmërinë e Polonisë për të dhënë mundësinë për inspektime me qëllim të respektimit të transparencës së sistemit të MAR tani për tani mbetet retorike. Sipas mendimit të Vladimir Anohinit, Nënpresidentit të Akademisë së problemeve gjeopolitike, në praktikë objektet dhe bazat ushtarake të SHBA janë eksterritoriale (domethënë, i nënshtrohen veprimit të ligjeve të vendit në shtet të huaj). Ekziston tashmë precedenti kur në objekte të tilla nuk janë lejuar të hyjnë bile as përfaqësuesit e atij vendi në territorin e të cilit ato janë dislokuar. Në të njëjtën kohë Hillary Clinton shpalli publikisht, se Uashingtoni është i gatshëm për dialog me Moskën në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me MAR. Mbi atë, në se është e mundur vallë puna e përbashkët e SHBA dhe Rusisë përkatësisht aspekteve të MAR, përsiat për radiokompaninë "Zëri i Rusisë" Vladimir Anohin: "Ne që prej kohësh kemi propozuar shfrytëzimin e përbashkët të stacioneve radiolokative të paralajmërimit të hershëm. Amerikanëve kjo u duket pak. Atyre u duhen pikërisht njësitë luftarake pranë kufijve tanë. Është mjaft interesant vetë fakti se shkas, pretekst për dislokimin në Poloni të MAR është Irani, i cili akoma nuk disponon mbartësit e raketave dhe që nën një pikëpyetje të madhe ka vetë krijimin e armës bërthamore". Ndryshimi i konfiguracionit të sistemit të MAR në Poloni nga stacionar në mobil, sipas mendimit të një sërë vëzhguesve, është i lidhur me presionin e Moskës. Dhe në kuadrin e të ashtuquajturit "riformatim" SHBA po i lëshojnë pe Rusisë. Dhe pikërisht: po vendosin në Poloni versionin e "lehtësuar" të MAR. Siç u shpreh në mënyrë figurative njëri nga  ekspertët amerikanë: "deshën të vendosin tank, por vendosën pistoletë".