0Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev e siguroi Presidenten e Kirgistanit Roza Otundajeva-n, se Bishkeku mund të shpresojë gjithmonë për ndihmë nga ana e Moskës. Medvediev shprehu besimin, se nën drejtimin e saj Kirgistani do të mund të arrijë suksese, të kapërcejë periudhën e vështirë që po përjeton aktualisht. Ai e uroi homologen e vet me rastin e marrjes së plotfuqishmërive të domosdoshme për drejtimin e shtetit në këtë etapë kaq të vështirë. Nga ana e vet Presidentja e Kirgistanit pranoi, se në vend mund të ndodhin përsëri shpërthime trazirash dhe se është ende shumë shpejt të flitet për rivedosjen e rregullit dhe stabilitetit në republikë.