Në Rusi po fillon të ndjehet shumë mungesa e fuqisë punëtore. Në një konkluzion të tillë arritën ekspertët që merren me studimin e tregut të punës, shkruan gazeta "Novie Izvestia". Sipas të dhënave të një agjencie të madhe kuadrosh, në treshen e liderëve të specialiteteve, për të cilat po vjen duke u rritur në mënyrë të ndjeshme kërkesa, hyjnë mekanikët, hidraulikët dhe kuzhinierët. Në dhjetëshen e parë përkatësisht nivelit të kërkesës hynë montatorët, tornitorët, farkëtuesit dhe saldatorët. Në dhjetëshen e dytë u ndodhën profesionet, të cilat në muaj i kërkojnë më pak se 2% e punëdhënësve. Këto janë rrobaqepësit, furrtarët, elektriçistët, bojaxhinjtë, marangozët, mekanikët, mekanikët e automjeteve dhe frezatorët. Fuqia jo e kualifikuar punëtore gjithshtu kërkohet shumë. Nga kjo kategori më të preferuar janë korrierët, pastruesit dhe hamenjtë. Gjithashtu në TOP-10 sipas kësaj kategorie hynë montuesit, montatorët, dadot, edukatoret, sanitaret, shpërndarësit e reklamave dhe punëtorët që bëjnë njëkohësisht disa punë të ndryshme. Në rreshtin e fundit të listës u renditën pjatalarësit. Ia vlen të vihet në dukje, se rejtingun e profesioneve më të kërkuara pothuajse e përsërit pikë për pikë rejtingu i profesioneve më deficitare. Domethënë, propozimi në tregun e punës mezi mbulon kërkesën. Pozita pararojë zënë këtu punëtorët. Konkurrenca në këtë sferë praktikisht barazohet me zero.

Artikulli i ditës dhe komentimi i tij

0 Problemi i mungesës, pamjaftueshmërisë së fuqisë së kualifikuar punëtore, kuadrove pat ekzistuar që në periudhën e parakrizës dhe deri tani nuk duken kurrfarë premisash për zgjidhjen e saj, mendon

Valeria Çernjecova, një ndër analistet kryesore të Qendrës studimore "Superjob"

0. "Vërtet, specialistë të tillë janë të pamjaftueshëm. Pikërisht punëtorë të kualifikuar që kanë përvojë pune si dhe kategoritë përkatëse. Ky është problem shtetëror. Duhet të ringjallet sistemi i arsimit profesional, të ndihmohen për punësim specialistë të tillë. Aktualisht një numër i madh të diplomuarisht të institucioneve të larta arsimore nuk mund të gjejnë dot punë sipas profesionit, specialitetit të vet dhe janë të detyruar të kalojnë në profesione punëtore. Por, ndoshta, do të ishte më mirë të përgatiteshin përnjëherë punëtorë të kualifikuar me qëllim që kur të mbaronin shkollën të gjenin vende të mira pune. Është e rëndësishme ti demonstrohet rinisë se kjo është punë e prestigjshme edhe në planin financiar, ndërsa për këtë qëllim pagesa e punës së specialistit të kualifikuar, për mendimin tim, praktikisht nuk duhet të mbetet pas asaj të një personi me arsim të lartë", thotë

Valeria Çernjecova, një ndër analistet kryesore të Qendrës studimore "Superjob"

0.