0SHBA jo vetëm që nuk demonstrojnë kurrfarë vullneti politik për asgjesimin e lulekuqes së opiumit në Afganistan, por dhe ushqejnë, favorizojnë biznesin kriminal atje, - deklaroi në intervistën e vet dhënë për Agjencinë RIA Lajmet eksperti amerikan, Presidenti i Institutit të Studimeve Demokratike Alfred Ross. Sipas mendimit të tij, një pozitë e tillë e Amerikës është amorale dhe e palejueshme, meqenëse çdo vit rreth 40 mijë qytetarë rusë vdesin nga opiumi afgan. Sipas mendimit të ekspertit, frenimi i prodhimit të heroinës në Afganistan do të jetë i pamundur për sa kohë që atje do të ndodhen forcat e NATO-s. Kurse rolin kryesor në kundërshtimin e rrezikut kërcënues global të drogës që vjen nga ky shtet islamik duhet ta luajë OKB-ja.