Zëri i Rusisë  

Në kryeqytetin e Kazakistanit-Astana u hap samitit i Komunitetit Ekonomik EuroAziatik (ЕврАзЭС) në të cilin janë të pranishëm presidentët e vendeve pjesëmarrëse: Rusisë, Kazakistanit, Bjellorusisë, Taxhikistanit dhe Kirgistanit si dhe homologët e tyre nga Armenia dhe Ukraina (vendeve vëzhguese në ЕврАзЭС. "I zoti i shtëpisë" i samitit, Presidenti i Kazakistanit Nursulltan Nazarbajev, gjatë fjalës së përshëndetjes drejtuar mysafirëve e quajti "mbledhjen aktuale simbolike, meqenëse ajo po zhvillohet në vitin e jubileut 10 vjeçar të ЕврАзЭС". Lideri kazakistanas kujtoi, se pikërisht në Astana u përfundua Marrëveshja për themelimin e kësaj organizate. Nazarbajev konfirmoi gjithashtu, se "Kazakistani i shfrytëzoi të gjitha mundësitë për të krijuar të gjitha kushtet e domosdoshme për një punë sa më efektive në një atmosferë të ngrohtë e dashamirëse". Ai njoftoi, se kryetarët e shteteve pasi të kenë diskutuar rendin e ditës së samitit të ЕврАзЭС do të ftojnë anëtarët e komisionit të Bashkimit Doganor për diskutimin e punës së kësaj organizate. Mbi bazë të përfundimeve të samitit presidentët do të dalin me deklarata për shtypin. Dimitri Medvediev për sot ka planifikuar gjithashtu edhe 2 takime dypalëshe pas përfundimit të samitit: me Presidentin e Kazakistanit Nursulltan Nazarbajev dhe Presidenten e Kirgistanit Roza Otunbajeva. Një pjesë përbërëse fort e rëndësishme e veprimtarisë së ЕврАзЭС janë masat e përbashkëta për kapërcimin e pasojave të krizës botërore financiare. Në lidhje me këtë, siç njoftuan më parë në shërbimin e shtypit të Kremlinit, do të dëgjohet raporti i Zëvendësit të parë të kryetarit të qeverisë së Federatës Ruse Igor Shuvalov. Do të shqyrtohen gjithashtu dokumentet që kanë të bëjnë me krijimin e organit të ri të Komunitetit - Gjykatës së ЕврАзЭС, funksionet e së cilës deri në momentet aktuale i ka plotësuar Gjykata ekonomike e Bashkësisë së Shteteve të Pavarura (СНГ).

Kryetarët e shteteve do të duhet të miratojnë gjithashtu mesazhin buxhetor dhe buxhetin e ЕврАзЭС për vitin 2011. Këto dokumente pasqyrojnë nivelin e lartë të arritur në bashkëveprim dhe janë të drejtuara për avancimin dinamik të zgjidhjes së detyrave të tilla kryesore si krijimi i tregut të përbashkët energjetik të shteteve anëtare të ЕврАзЭС, garantimin e sigurisë ushqimore dhe energjetike, shfrytëzimin e energjisë atomike për qëllime paqësore, krijimin e tregut unik të shërbimeve të transportit. Në kuadrin e Këshillit Ndërshtetërortë ЕврАзЭС-it do të zhvillohet gjithashtu samiti i Bashkimit Doganor. Në këtë takim parashikohet të nxirren përfundimet e punës për realizimin e etapës së parë të formimit të Bashkimit Doganor, e cila do të përfundojë më 1 korrik me vënien në veprim të Kodit Doganor.