Zëri i Rusisë Kandidati për president nga Partia drejtuese "Platforma civile", Zëdhënësi i Sejmit Bronislaw Komorowski po korr fitoren në zgjedhjet presidenciale në Poloni, u njoftoi gazetarëve Kryetari i KQZ së Polonisë Stefan Jaworski. Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, mbi bazë të numërimit të të dhënave nga 95,01% pika votimi, për Bronislaw Komorowski-n kanë votuar 52,63% e popullsisë, kurse për Liderin e Partisë së dhjathtë "Ligji dhe drejtësia Jaroslaw Kaczynski - 47,37% e zgjedhësve.