Zëri i Rusisë Presidenti i Rusisë Dimitri Medvedev mbërriti në kryeqytetin e Kazakistanit - Astana, ku do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Ndërshtetëror të Komunitetit Ekonomik EuroAziatik (ЕврАзЭС) dhe Organit të Lartë të Bashkimit Doganor. Është planifikuar që në kuadrin e mbledhjes në fjalë të zhvillohet edhe samiti i Bashkimit Doganor të Rusisë, Bjellorusisë dhe Kazakistanit. Pas mbledhjes do të mbahet takimi i Kryetarit të shtetit rus me Presidenten e Kirgistanit Roza Otunbajeva.