0Rusia mbeti e kënaqur nga ecuria e negociatave në lidhje me përfundimin e Marrëveshjes së re mbi bashkëpunimin strategjik me BE, deklaroi gjatë zhvillimit të urës telekomunikative Moskë-Bruksel Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë pranë Bashkimit Europian Vladimir Çizhov. Është ende shpejt të flitet mbi përfundimin e negociatave, meqenëse "është e domosdoshme që të orientohemi nga cilësia dhe jo afatet e përfundimit të dokumentit", vuri në dukje ai. Duke folur mbi iniciativën "Partneriteti për hir të modernizimit", Çizhov vuri në dukje se progresi real mund të arrihet aty nga fundi i këtij viti. "Partneriteti" përfshin zgjerimin e mundësive për investime në degët kyçe, mbështetjen e negociatave për kundërshtimin e ndryshimit të klimës, forcimin e bashkëpunimit në sferat e inovacioneve dhe aspekte të tjera.