0Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev i dërgoi një mesazh përshëndetjeje pjesëmarrësve të forumit juridik të rinisë që po zhvillohet në Universitetin e Shën Peterburgut. "Ju e keni lidhur jetën tuaj me një profesion jashtëzakonisht të rëndësishëm për jetën politke dhe ekonimike të Rusisë bashkëkohore, për zhvillimin e saj të mëtejshëm si shtet ligjor demokratik. Dhe tashmë që në një kohë fare të afërt pikërisht juve do t'ju duhet të përsosni legjislacionin, të arrini përdorimin efikas të drejtësisë dhe respektimin e rreptësishëm të ligjeve, të rrisni kulturën ligjore e juridike të qytetarëve dhe të mbroni me vendosmëri interesat e tyre legjitime", - thuhet në telegramin e urimit të Presidentit.