Zëri i Rusisë  

"Gazprom" dhe "Beltransgaz" nënshkruan një marrëveshje suplementare në kontratën e lidhur më parë për transitin e gazit. Për këtë njoftoi Drejtori i përgjithshëm i ndërmarrjes bjelloruse Vladimir Majorov. Ai tregoi, se palët arritën në marrëveshje për taksën prej 1,88 dollarë për 1000 metra kub gaz në 100 kilometra. Ajo do të veprojë deri në fund të këtij viti. Më parë "Gazprom" i pat paguar Bjellorusisë sipas taksës 1,45 dollarë.