0Jaroslaw Kaczyński, lideri i Partisë së dhjathtë "Ligji dhe drejtësia" ka shans të parakalojë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale kandidatin e Partisë "Platforma civile" Bronislaw Komorowski-n dhe të bëhet president i Polonisë, konfirmojnë autorët e sondazhit të zhvilluar nga Qendra e studimit të opinionit publik GFK Polonia me porosi të gazetës "Rzecz Pospolita". Sipas këtyre të dhënave në raundin e dytë të zgjedhjeve Bronislaw Komorowski mund të sigurojë 47% të votave, kurse Jaroslaw Kaczyński  - 49%.