0Duma Shtetërore miratoi në lexim të tretë projektligjin që ndalon plotësisht përdorimin e pijeve alkoolike për personat që ndodhen në timon. Amendamentet përkatëse me iniciativën e Presidentit të Rusisë do të bëhen në ligjin "Mbi sigurinë e qarkullimit rrugor" si dhe në Kodin mbi shkeljet administrative. "Ndalohet përdorimi i mjeteve të transportit për personat që kanë përdorur pije alkoolike, drogë apo substanca të tjera toksike". Ja, pra, me një normë të tillë parashikohet të plotësohet ligji aktualisht veprues.