Zëri i Rusisë  

Të dielën më 4 korrik në Poloni do të zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale. Në të do të rivalizojnë Kryetari i Sejmit, i ngarkuari i përkohshëm me detyrat e presidentit Bronislaw Komorowski dhe Lideri i Partisë opozitare "Ligji dhe drejtësia", ish Kryeministri Jaroslaw Kaczyński. Një numër i konsiderueshëm polakësh nuk janë përcaktuar akoma me preferencën, zgjedhjen e vet dhe prandaj është ende shpejt të parashikohet me saktësi fituesi i zgjedhjeve. Presupozohej se shumë gjëra do të bëheshin të qarta pas raundit përfundimtar të debateve televizive të mbrëmjes së 30 qershorit midis dy rivalëve. Por edhe ato nuk e evidentuan fituesin. Në qoftë se gjatë diskutimit të problemeve të brendshme konkurrentët dhe debatuan disi, në lidhje me problemet e politikës së jashtme pozitat e tyre dolën shumë të afërta. Komorowski dhe Kaczyński nuk e vënë aspak në dyshim domosdoshmërinë e forcimit të rolit të Polonisë në BE dhe në NATO, zhvillimin e partneritetit me SHBA-s dhe përmirësimin e marrëdhënieve me Rusinë. Shoqëria polake u lodh nga kriza e vazhdueshme në marrëdhëniet ruso-polake. Nuk të habit aspak fakti, që temë kryesore "ruse" e debateve në TV nuk u bënë problemi famëkeq i bërë tashmë bajat i konfrontimit antiraket në rajon apo situata në vendet e Bashkësisë së Shteteve të Pavarura, por vazhdimi i hetimit të rrethanave të aviakatastrofës së 10 prillit nën Smolensk, e cila morri ndër të tjera edhe jetën e Lech Kaczyńskit. Mos vallë vërtet të dy kandidatët dalin sinqerisht për zhvillimin progresiv të marrëdhënieve me Rusinë? Me këtë pyetje ne iu drejtuam Nikollai Buharinit, njërit prej bashkëpunëtorëve kryesorë shkencorë të Institutit të Ekonomisë Botërore dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Akademisë së Shkencave të Rusisë. "Të dy kandidatët dalin vërtet për zhvillimin progresiv të marrëdhënieve me Rusinë. Probleme në këto marrëdhënie sigurisht që ekzistojnë. Por cilindo nga kandidatët që të zgjedhin polakët kthim tek e kaluara tashmë nuk mund të ketë më: marrëdhëniet tona politike do të avancojnë në drejtim normal, do të zhvillohet dialogu politik", thotë Nikallai Buharin. Në kohën e vet prirjet antiruse të vëllezërve Kaczynski në shumë gjëra ushqeheshin nga retorika luftarake e ish Presidentit të SHBA George W Bush me planet e tij të dislokimit të sistemit amerikan të Mbrojtjes Antiraket. I Zoti i ri i Shtëpisë së Bardhë Barak Obama po ndjek një politikë pragmatike dhe nuk ka ndërmend të grindet me Rusinë për shkak të Polonisë, Gjeorgjisë apo Ukrainës. Por edhe ardhja në pushtet e Viktor Janukoviçit në Kiev u mohoi qarqeve antiruse në elitën polake partnerin e rëndësishëm të përfaqësuar nga ish Presidenti Viktor Jushenko. Përveç kësaj, afrimit ruso-polak, pavarësisht nga përfundimi i votimit të 4 korrikut, i shërben, sado paradoksale që të duket kjo gjë në vështrim të parë, edhe gjendja e vajtueshme aktuale e radhëve të Bashkimit Europian. Është e rëndësisshme të përmendet gjithashtu edhe ai fakt, se tragjedia e 10 prillit i afroi sërish vendet tona. Ndjenjat e përjetimit të sinqertë së bashku me popullin polak të tragjedisë që ndodhi, zhvillimi nga ana e palës ruse e veprimeve hetimore, vazhdimi i dorëzimit Varshavës të dokumenteve që kanë të bëjnë me "Çështjen e Katinit" - në këto kushte apelimin tek rusofobia mund ta bëjë vetëm një politikan marginal.