0Turqia po vazhdon të kërkojë nga Izraeli kënaqjen e kërkesave të saj pas incidentit që ndodhi me uzurpimin e anijes me ndihma humanitare në Detin Mesdhe, deklaroi në parlament Kreu i MPJ të Turqisë Ahmet Davutoglu. Ai konfirmoi faktin e zhvillimit të negociatave sekrete më 30 qershor në Bruksel me Ministrin e tregtisë dhe industrisë të Izraelit Binyamin Ben-Eliezer duke deklaruar, se takimi u realizua me iniciativën e palës izraelite që dëshiroi të dorëzojë mesazhin e Netanyah-ut. Ministri theksoi në mënyrë të veçantë, se pozita e vendit të tij përkatësisht konfliktit me Izraelin nuk ka ndryshuar dhe se ai është i mbushur plot vendosmëri në lidhje me "çështjet e vendosjes së sanksioneve".