Zëri i Rusisë Taksa hipotekore do të ulet, por do të ndodhë kjo për shkaqe të natyrshme ekonomike dhe jo me direktivë, deklaroi Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev. Medvediev vuri në dukje, se që disa vite më parë taksa hipotekore ka ardhur duke u ulur, ndërsa më vonë "kriza, natyrisht, i prishi të gjitha". Ai theksoi, se është e pamundur që me anë të direktivave të detyrosh Sberbankën apo ndonjë bankë tjetër rajonale të ulë taksën hipotekore.