Zëri i Rusisë Aeroplani i dytë i Ministrisë së Situatave të Jashtëzakonshme të Rusisë u nis për në Ivano-Frankovsk në perëndim të Ukrainës. Në bordin e tij janë ngarkuar 35 tonë ndihma humanitare: çadra banimi, batanije, ujë i pijshëm dhe gjeneratorë. Këto ndihma destinohen për popullsinë e dëmtuar në rajonet e përmbytjeve të mëdha. Përveç kësaj, Rusia nisi për në Ukrainë një helikopter për realizimin e zbulimit nga ajri. Në fund të qershorit në qarkun Ivano-Frankovsk  për shkak të shirave të fuqishëm e të vazhdueshëm u përmbytën mijëra shtëpi, në zonën e fatkeqësisë natyrore u ndodhën 250 mijë veta. U shkatërruan 6 ura automobilistike dhe 2 ura hekurudhore. Gjithsej Rusia do ti japë Ukrainës 70 tonë ndihma humanitare.