Zëri i Rusisë 3 shpërthime që buçitën gjatë kohës së faljes në qytetin Lahore në lindje të Pakistanit morrën jetët e gati 42 vetave. Edhe 175 të tjerë u plagosën. Brenda në xhaminë "Data Ganj Bakhsh" ndodheshin më tepër se 1000 persona kur atje depërtuan me forcë 2 terroristë-kamikaze. Ata hodhën në mes së turmës që po falej disa granata, kurse më pas vunë në veprim të ashtuquajturit "rripa mesi të vetëvrasësve" të ngjizur me lëndë eksplozive.  Shpëtuesit që po punojnë tani në vendin e ngjarjes deklarojnë se numri i viktimave mund të rritet, meqenëse shumë nga njerëzit që ndodheshin atje kanë marrë plagë të rënda.