0Gjykata e rrethit e New York-ut liroi me dorëzani nën arrest shtëpie Vicki Pelayez, njërën prej 10 të arrestuarve nga autoritetet amerikanë mbi bazë të dyshimit për ushtrim veprimtarie spiunazhi në favor të Rusisë. 4 nga 10 të akuzuarit dolën përpara gjyqit. 3 figurantë - Cynthia e Richard Murphy dhe Juan Lazaro - mbahen nën arrest. Vicki Pelayez do të mbahet nën arrest shtëpie duke iu nënshtruar survejimit elektronik. Akuza kërkoi mbajtjen nën arrest të të katërve. Theksi gjatë justifikimit të vendimit vihet mbi atë fakt, se figuranti i 11 " i rrjetit të spiunazhit" që u arrestua në Qipro dhe u lirua më pas me dorëzani, u zhduk.