Zëri i Rusisë  


Shkarko audiofailin

Rënia e kursit të euros rriti në mënyrë të ndjeshme interesimin e qytetarëve rusë për pushimet në Europë, ku evidentohen uljet e çmimeve të hoteleve, restoranteve, procedurave shëndetësore në resortet dhe pikat turistike, biletave për dëfrimet e fëmijëve dhe të rriturve në parqet e atrakcioneve dhe shumë të tjera... Veçanërisht të kërkuara janë pushimet në Spanjë, Bullgari, Greqi, Hugari, Itali dhe Francë si dhe crocierat e lundrimet nëpër lumenjtë e Europës. Nënpresidenti i Shoqatës së operatorëve turistikë të Rusisë Vladimir Kantoroviç vuri në dukje si vijon: "- Vendet europiane, në pritje të dyndjes së turistëve rusë, duke i dëshiruar fort ata dhe duke dashur ti nxisin e ti joshin sa më shumë, po ndërmarrin gjithfarë hapash për liberalizimin e regjimit të vizave, thotë ai. - Spanja filloi ti japë praktikisht të gjithë qytetarëve rusë viza 6 mujore. Italia dhe Greqia shpallën mbi synimin e vet për të ndërmarrë një masë po të tillë. Franca po jep gjithnjë e më shumë viza shumëherëshe me afat 1 vjeçar dhe me një afat edhe më të gjatë atyre shtetasve ruse që e vizitojnë më shpesh këtë vend". Përsa i përket Greqisë, - kujtoi Vladimir Kantoroviç, - duhet thënë se fillimi i sezonit turistik nuk ishte aspak i lehtë për këtë vend: në pranverë dhe në fillim të verës në Athinë ndodhën trazira dhe demonstrata masive, të cilat u provokuan nga vështirësitë ekonomike, në veçanti, papunësia. Por dihet fort mirë: se pikërisht dega turistike siguron shumë vende të reja pune dhe i jep mundësi buxhetit të vendit të marrë të ardhura të ndjeshme financiare. Prandaj Ministri i turizmit i Greqisë Pavlos Gerulanoc deklaroi: se vendi i tij do tu paguajë turistëve kompensime në qoftë se ata do të pësojnë dëm nga grevat apo çfarëdolloj kataklizmash natyrore. "Ne garantojmë, se do tu paguajmë akomodimin në hotele dhe biletat e avionit të gjithë mysafirëve bile edhe në qoftë se ata do të mbesin në Greqi për shkak të erupsionit të vullkanit në Islandë!", - tha ai. Kjo deklaratë dha një rezultat të shkëlqyer, impresionues: qytetarët rusë i kanë blerë të gjitha Travel Tour-et greke deri në mes të shtatorit! Sipas fjalëve të Vladimir Kantoroviçit, gëzojnë një popullaritet mjaft të madh midis rusëve edhe pushimet në Bullgari. Në se konsiston shkaku i kësaj, do të pyesni ju? Dy janë arsyet. Së pari, shumica e hoteleve bullgare kanë kaluar në sistemin "të gjitha incluzive". Së dyti, Bullgaria po zhvillon me shumë sukses golf-turizmin. Ndërsa për shumë qytetarë rusë golfi është bërë këto vitet e fundit një lojë fort e preferuar. Këtë vit operatorët turistikë rusë zbuluan një drejtim të ri: Hungarinë Lindore. Akcenti vihet mbi ekskursionet dhe qendrat SPA, programet në liqenin Heviz. Por, si dhe më parë, mbeten me shumë popullaritet pushimet në Balatonin e mrekullueshëm. Nënpresidenti i Shoqatës së operatorëve turistikë të Rusisë Vladimir Kantoroviç mendon se sezoni i vitit 2010, me sa duket nga të gjitha, do të bëhet rekord përkatësisht numrit të rusëve që do të kalojnë pushimet në vendet e Europës.