0Në kuptimin e plotë të fjalës po i mbyt vapa e madhe rajonet jugore dhe qendrore të pjesës europiane të Rusisë. Regjimi i situatës së jashtëzakonshme është vendosur në qarkun e Penzës. Zhegu 40 gradësh dogji të mbjellat në gjysmën e gjithë sipërfaqeve të mbjella. Një mot i tillë u bë shkak për shpërthimin e shumë zjarreve pyjore. Në Nizhnij Novgorod zjarre të tillë pyjorë nuk mbahen mend për më tepër se 40 vjet. Po e mbyt vapa edhe Europën Perëndimore. Më të vështirë në këtë zheg përvëlues e kanë banorët e Gjermanisë, Spanjës dhe Francës. Erë nuk fryn, temperatura i tejkalon të 40 gradët celcius. Në Paris njerëzit bëjnë banjo dielli në stolat e parqeve ose shtrihen drejt e në barin e lëndinave të qytetit.