Zëri i Rusisë  

Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev përcaktoi në mbledhjen në Habarovsk kushtuar zhvillimit social-ekonomik të Lindjes së Largët detyrat kyçe për zhvillimin e rajonit. Para së gjithash në nivel të ri duhet të dalë bashkëveprimi i Rusisë me vendet e Rajonit Aziatiko-OqeanoPaqësor, deklaroi Presidenti. Programi i veprimeve për forcimin e pozitave të Rusisë në Rajonin Aziatiko-OqeanoPaqësor duhet të përmbajë parashikimin e zhvillimit afatgjatë të Lindjes së Largët me marrjen parasysh të potencialit të rajoneve të tij dhe proceset integruese në Rajonin Aziatiko-OqeanoPaqësor. Ai porositi që ti kushtohet një vemendje e veçantë marrëveshjeve mbi tregtinë e lirë. Si pikë të dytë të rëndësishme Presidenti përcaktoi specializimin e Rusisë në sferën e teknologjive të larta në tregun e Rajonit Aziatiko-OqeanoPaqësor. Fjalë bëhet, në radhë të parë, për energjetikën, aviandërtimin, shërbimet kozmike. Dhe së fundi, sipas mendimit të Presidentit, është e domosdoshme të forcohet roli i Rusisë në bashkimet ekzistuese në Rajonin Aziatiko-OqeanoPaqësor të tilla si: Organizata e Bashkëpunimit Ekonomik Aziatiko-OqeanoPaqësor (АТЭС), Organizata e Bashkëpunimit e Shangait (ШОС), Grupimi i Shteteve të Azisë Juglindore (АСЕАН),  grupi i përbërë nga Brazili, Rusia, India, Kina (БРИК).  Sipas llogarive të Kryetarit të shtetit rus, "mundësi të reja për forcimin e rolit të Rusisë hapen në forumin e Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik Aziatiko-OqeanoPaqësor (АТЭС), në të cilin Rusia do të kryesojë tashmë pas një viti e gjysmë". Ai sqaroi, se pikërisht ekonomitë e vendeve që hyjnë në Rajonin Aziatiko-OqeanoPaqësor tashmë që prej më shumë se 20 vitesh po zhvillohen me ritme të shpejta, parakaluese, rajoni disponon potencial shumë të madh teknologjik dhe investuese. Por gjatë kësaj atje nuk mjaftojnë lëndët e para dhe burimet energjetike, po rritet kërkesa konsumatore.