0Rusia është e interesuar për zhvillimin e partneritetit me vendet e ASEAN-it (grupimi i shteteve të Azisë Juglindore), deklaroi Kreu i MPJ të Federatës Ruse Sergei Lavrov në mbledhjen që po zhvillon në Habarovsk Presidenti Dimitri Medvediev. "Duke marrë parasysh rolin sistemformues të ASEAN-it në krijimin e arkitekturës rajonale ne jemi të interesuar për thellimin e gjithanshëm të partneritetit ruso-aseanas", - vuri në dukje ministri. Sipas fjalëve të tij, "aktualisht detyrë prioritare, e dorës së parë është përgatitja e samitit të II-të Rusi-Asean, i cili do të mbahet në tetor të këtij viti në Hanoj".