0Ukraina refuzoi përfundimisht anëtarësimin e vet në NATO. Verhovnaja Rada (parlamenti) miratoi ligjin mbi politikën e brendshme dhe të jashtme, e cila parashikon statusin jashtëblloqeve për vendin. Në dokumentin në fjalë, të cilin e paraqiti në parlament Presidenti Viktor Janukoviç, konfirmohet synimi për forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe partneritetit strategjik me Rusinë dhe shtetet e tjera. Opozita, e përbërë nga Blloku i Julia Timoshenkos dhe Blloku "Ukraina Jonë - Vetëmbrojtja popullore", ia nënshtroi një kritike të ashpër projektligjin për shkak të refuzimit nga anëtarësimi në NATO që parashikohet në të.