Zëri i Rusisë  

Kryeministri i Rusisë Vladimir Putin përcaktoi prioritetet e shpenzimit të mjeteve buxhetore. Në takimin kushtuar realizimit të programeve qëllimore federale ai deklaroi, se financimi duhet të përqendrohet në inovacionet, para së gjithash, në shkencë dhe arsim. "Dhe, sigurisht, prioritet do të mbetet gjithçka që është e lidhur me politikën e zhvillimit social", - tha Kryeministri. Putin i quajti programet qëllimore federale "instrument serioz " për zgjidhjen e detyrave aktuale në sferën e sigurisë, politikës ekonomike, sociale dhe rajonale.