Zëri i Rusisë  

Lëvizja "Taliban" hodhi poshtë idenë e zhvillimit të negociatave paqësore me NATO-n që u propozua nga Shefi i shtabit të përgjithshëm të Britanisë së Madhe gjenerali David Richardson. Përfaqësuesi i talibanëve Zabiulla Mujahid deklaroi, se Lëvizja nuk do tu japë ndihmë trupave të huaja në formën e dialogut meqenëse është e bindur në fitoren e shpejtë të "Talibanit" në luftën afgane. Në fund të qershorit David Richardson doli me propozimin për zhvillimin e bisedimeve paqësore me talibanët dhe diskutimin e kushteve të largimit të trupave të NATOs nga Afganistani. Ai vuri në dukje gjithashtu, se megjithëse trupat britanike do të vazhdojnë edhe më tej të "ndëshkojnë" talibanët në çdo betejë lokale, fitorja e përbashkët e forcave të koalicionit si zot të jetë e mundur.