Zëri i Rusisë Ndihmësi i sekretares amerikane të shtetit për çështjet e Popullsisë, Refugjatëve dhe Migrimit Eric Schwartz gjatë kohës së vizitës së vet në Bishkek diskutoi me Udhëheqësen aktuale të Kirgistanit Roza Otunbajeva-n masat për stabilizimin e situatës në jug të republikës. Si rezultat i përplasjeve të armatosura midis kirgizëve dhe uzbekëve atje gjetën vdekjen rreth 300 veta, mijëra të tjerë morrën plagë e trauma të ndryshme, më tepër se gjysëm milioni banorë braktisën shtëpitë e veta. Gjatë takimit palët diskutuan masat për rivendosjen e besimit midis kirgizëve dhe uzbekëve si dhe hapat që duhen ndërmarrë nga komuniteti ndërkombëtar për stabilizimin e situatës në rajon.