Zëri i Rusisë Të arrestuarit në SHBA, mbi të cilët bie dyshimi për ushtrim veprimtarie spiunazhi në favor të Rusisë, do të dalin përpara gjykatave amerikane. Hetuesit mendojnë se të gjithë këta persona janë fajtorë sepse janë marrë me pastrim parash dhe kanë punuar si agjentë të një qeverie të huaj pa vënë në dijeni Ministrinë amerikane të drejtësisë. Më parë në Uashington konfirmuan, se "skandali i spiunazhit" nuk do të bëhet aspak pengesë për bashkëpunimin e SHBA-s dhe Rusisë. Kryetari i departamentit amerikan të shtetit Philip Crowley shprehu besimin e vet në lidhje me atë, se incidenti nuk do të ndikojë në ritmet e ratifikimit në Senatin amerikan të Traktatit mbi Armatimet Strategjike Ofensive (ASO) midis dy shteteve, njofton Agjencia "Interfax".