Zëri i Rusisë  

Rusia e quan të domosdoshme zhvillimin e një lufte aktive në kuadrin e PACE kundër shtrembërimeve të historisë së përbashkët europiane, deklaroi Ministri i punëve të jashtme të Rusisë Sergei Lavrov. Veçanërisht kjo ka të bëjë me Luftën e Dytë Botërore, mbi bazë të përfundimeve të së cilës dhe u krijua Këshilli Europian, tha ai gjatë negociatave të zhvilluara në Moskë me Kryetarin e PACE Mevluit Chavushoglu. Lavrov e vlerësoi mjaft lart veprimtarinë e bashkëbiseduesit të vet në postin e Kreut të PACE dhe theksoi se me ardhjen e tij atmosfera në këtë organizatë po çlirohet nga politizimi i tepërt.