0RPD e Koresë i propozoi Koresë së Jugut zhvillimin e hetimit të përbashkët të shkaqeve të mbytjes së anijes së luftës "Cheonan". Për këtë flitet në letrën që iu dërgua Këshillit të Sigurimit të OKB-së nga ambasadori i Koresë së Veriut në Kombet e Bashkuara. Si përgjigje ndaj kësaj Ambasadori i Koresë së Jugut në OKB Pak In Guk deklaroi, se incidenti me anijen e luftës duhet të hetohet nga Komisioni ushtarak për pajtimin në Kore, i cili u krijua pas përfundimit të Luftës koreane të viteve 1950-1953. Pak In Guk i bëri thirrje RPD të Koresë të zhvillojë takimin e ushtarakëve të veriut dhe të jugut gjatë të cilit të diskutohen rrethanat e mbytjes së anijes "Cheonan".