Zëri i Rusisë  

Izraeli dhe Turqia zhvilluan negociatat e para në nivel të lartë pas ndërlikimit të marrëdhënieve midis tyre në qershor për shkak të vrasjes së qytetarëve turq gjatë kohës së inkursionit të bashkëpunëtorëve të repartit izraelit të destinacionit të posaçëm kundër anijes që tentoi të çante bllokadën detare në sektorin e Gazas. Sipas të dhënave të BBC, Ministri i tregtisë i Izraelit Binyamin Ben-Eliezer zhvilloi një takim sekret me Ministrin e punëve të jashtme të Turqisë Ahmet Davutoglu. Mendohet se ata ndodhen në marrëdhënie të mira personale me njëri tjetrin. Pala izraelite konfirmon se takimi u zhvillua me kërkesën e palës turke.