Zëri i Rusisë  

Kodi tatimor i Bashkimit Doganor më 1 korrik hyn në fuqi në Rusi dhe në Kazakistan. Projektligji mbi ratifikimin e tij nga partnerja e tretë - Bjellorusia - u paraqit në parlamentin e republikës që më 8 qershor. Sipas disa të dhënave, dhoma e lartë dhe dhoma e ulët e parlamentit bjellorus në vigjilje e ratifikuan megjithatë atë. Duke gjykuar nga të gjitha, Bjellorusia ka ndërmend të shpallë për këtë më 5 korrik, kur në Astana të zhvillohet takimi i kryetarëve të shteteve të EvrAzES-it (Organizata Ndërkombëtare e Bashkëpunimit Ekonomik EuroAziatik).