0Raundin e dytë dhe përfundimtar të debateve paraelektorale në Poloni e fitoi i ngarkuari i përkohshëm me detyrat e presidentit të republikës dhe kandidati për në këtë post nga Partia "Platforma civile" Bronislaw Komorowski. Për këtë dëshmojnë të dhënat e sondazhit të publikuar në Varshavë pas debateve të tij në TV me oponentin e vet Jaroslaw Kaczynski. I pari u mbështet nga 41% e të të anketuarëve, ndërsa i dyti nga 37% e respondentëve, njofton Agjencia ITAR-TASS. Komorowski doli fitimtar edhe në teledebatet e para që u zhvilluan në ditët e fundjavës që lamë pas.