0Presidenti i ri i Republikës Federale Gjermane (FRGJ) Christian Wilhelm Walter Wulff ka ndërmend të punojë në emër të forcimit të demokracisë, paqes dhe mirëqenies. Wulff arriti të korrë fitoren vetëm në raundin e tretë të votimit, kur ai mundi të grumbullojë megjithatë më tepër se gjysmën e votave të 1244 anëtarëve të Asamblesë Federale. Kancelarja e RFGJ Angela Merkel shprehu gëzim të madh në lidhje me zgjedhjen e Christian Wulff-it duke vënë në dukje, se ai është pikërisht personi që i duhet Gjermanisë si president në momentet aktuale.