0Rusia është tejet e shqetësuar për shkak të situatës jo stabile që evidentohet në sferën e sigurisë në Afganistan, deklaroi në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së Përfaqësuesi i përhershëm i Federatës Ruse pranë Kombeve të Bashkuara Vitali Çurkin. Objekt të këtij shqetësimi të rritur ai quajti rritjen e tendencave negative në rajonet veriore pak a shumë të qeta deri tani të këtij vendi, ku filluan të depërtojnë dhe të aktivizohen ndjeshëm talibanët dhe ekstremistë të kallëpeve të tjera. Çurkin u shpreh për respektimin e rreptësishëm dhe rritjen e efikasitetit të regjimit të sanksioneve ndaj talibanëve dhe "Al Kaidës".