Zëri i Rusisë  

Në forumin ndërkombëtar "Teknologjitë në makinandërtim" që po zhvillohet në qytetin Zhukovsk Vladimir Putin konstatoi, se që nga fillimi i vitit 2010 kompleksi makinandërtues i Rusisë po vjen duke u rritur. Bashkë me këtë degës do ti jepet edhe ndihmë e mbështetje shtetërore, njoftoi kryeministri rus. Sipas fjalëve të tij, problemi i mungesës së inovacioneve do të zgjidhet, ndër të tjera, edhe me anë të rrugës së blerjes së teknologjive të përparuara të huaja. Një vemendje e veçantë në Zhukovsk iu kushtua teknologjive të mbrojtjes. Kështu, pasionet u ndezën rreth aparateve fluturuese të papilotuara (БПЛА), të cilat Rusia vazhdon ti importojë si dhe më parë. Në kuadrin e forumit konstruktorëve rusë të БПЛА (BPLLA) iu krijua mundësia, shansi për të lidhur kontratë me Ministrinë e mbrojtjes, e cila premton të zgjedhë përpunuesin që do të prodhojë këto aparate për nevojat e ushtrisë ruse. Duke folur për aviacionin Vladimir Putin vuri në dukje, se industria ruse e prodhimit të avionëve është plotësisht e aftë të konkurrojë në tregun global, para së gjithash, fjalë bëhet për aeroplanët e aviacionit civil, teknikën speciale, teknikën ushtarake. Në periudhën e krizës nuk u pezullua realizimi i projektit të aeroplanit rajonal Sukhoi Superjet 100. Motori i këtyre avionëve tashmë morri certifikatën përkatëse, kurse furnizimet në seri për porositësit do të fillojnë aty nga fundi i vitit 2010, kujtoi Putin. Ai theksoi, se Rusia i lidh perspektivat e zhvillimit të industrisë së prodhimit të aeroplanëve, ndër të tjera, edhe me kooperimin me partnerët ukrainas. Fjalë bëhet për punën e përbashkët në lidhje me avancimin në treg të aeroplanëve "Antonov" që prodhohen në Kiev. Vladimir Putin u pajtua me mendimin e shprehur mëse një herë këto kohët e fundit si në Rusi, ashtu dhe në botë, se mbështetja antikrizë e ekonomisë duhet të fillojë të reduktohet gradualisht.