Zëri i Rusisë  

Skandali i spiunazhit që plasi rreth 11 personave, të cilët gjoja punonin në SHBA në favor të Rusisë, për të dytën ditë me radhë po gjen pasqyrim të bujshëm e të larmishëm në mjetet e informimit masiv. 10 prej tyre u ndaluan në vetë Shtetet e Bashkuara, ndërsa njëri nga të dyshuarit, me kërkesë të autoriteteve amerikane, në Qipro. Situata e krijuar ngjalli interesim të gjallë tek gazetarët në Greqinë fqinje. Ja se ç'thotë gazetari i njohur grek Athanasiou Averinos (Αθανάσιος Averinos), korrespondenti i Agjencisë informative të Athinës.

"Tashmë është bërë e ditur, kryesisht në bazë të informacionit të policisë qipriote, se 54 vjeçari Christopher Metsos u ndalua aty nga ora 3 e mëngjesit në aeroportin ndërkombëtar Larnaka përpara se të tentonte të regjistrohej për fluturimin në Budapest. Atij iu shpall se akuzohet për spiunazh në favor të Rusisë, për pastrim dhe qarkullim të paligjshëm parash të pista. Metsos u shoqërua në rajonin e policisë për të dhënë deponime. Pas disa orësh u zhvillua mbledhja e jashtëzakonshme e Gjykatës së Qarkut në Larnaka. Ajo shqyrtoi kërkesën e Interpolit dhe të ashtuquajturin njoftim "me kënd të kuq" mbi përfshirjen e zotit Metsos në stop-listën e Interpolit. Në të u morr vendimi mbi atë, se ai duhet të presë në Qipro shqyrtimin zyrtar të çështjes së tij nga gjykata, gjë kjo që do të ndodhë afërsisht brenda muajit. Tani autoritetet gjyqësore qipriote presin paraqitjen e kërkesës zyrtare mbi ekstradimin nga ana e SHBA-s si dhe dokumentet përkatëse dhe dëshmi të vërtetësishme të asaj, se Matsos ka gisht në çështjen e spiunazhit. Gjatë kësaj kohe të akuzuarit i ndalohet largimi nga Qipro dhe ai duhet të paraqitet çdo ditë në polici. I dyshuari refuzoi tashmë çfarëdo lloj lidhje me rrjetin e spiunazhit dhe ushtrimin e veprimtarisë së spiunazhit. Pas shlyerjes së peng pagesës me shumë prej 20 mijë eurosh dhe 9 mijë dollarësh me para në dorë atë e liruan. Tani Metsos jeton në hotelin e njohur të policisë dhe pret vendimin e gjykatës qipriote", thotë Athanasiou Averinos.

Pyetja e korrespondentit: A ka ndofarë të dhënash në lidhje me faktin, se për ç'arsye u ndodh në Qipro zoti Metsos?

"Pak gjëra janë zbardhur deri në këto momente. Duke gjykuar nga deponimet e dëshmitarëve dhe informacioni i autoriteteve qipriote, më 17 qershor ai erdhi në Qipro si biznesmen dhe kishte ndërmend të largohej nga vendi më 29 qershor. Dhe, në përgjithësi, situata paraqitet shumë e çuditshme dhe afërsisht në mënyrë po të tillë përshkruhet edhe nga mjetet greke dhe qipriote të informimit masiv. Në shumë komente shprehet dyshimi në lidhje me atë, se këta figurantë mund të jenë spiunë të rregjur, veçanërisht, të dyshuarit e moshës 27-28 vjeç. Masmadiat greke shprehin habi edhe në lidhje me atë fakt, se të ashtuquajturët "agjentë thellësisht të kamufluar" hynin në kontakt dhe shumë shpesh shfaqeshin në burimet e njohura të Internetit të tilla si Face-book. Me sa duket nga të gjitha fare qartë, dikujt nuk i intereson, nuk i vjen aspak për zemër ngrohja evidente në marrëdhëniet midis SHBA-s dhe Rusisë. Shprehen hipoteza e presupozime në lidhje me atë se ky është njëfarë provokacioni i drejtuar kundër Presidentit Barak Obama, i cili është ithtar i afrimit me Kremlinin dhe Presidentin rus Dimitri Medvediev".