BE dhe SHBA-s nënshkruan marrëveshjen për dorëzimin e të dhënave financiare për personat që dyshohen për terrorizëm. Organet fuqiplote të SHBA-s mund të marrin nga bankat europiane të dhëna për klientët e vet, të cilët dyshohen për veprimtari ekstremiste. Përdorimi i referimeve bankare për hetimin e çështjeve mbi terrorizmin u bë aktuale në SHBA-s pas tragjedisë së 11 shtatorit të vitit 2001. Autoritetet e vendit morën informacionin e domosdoshëm me ndihmë të sistemit ndërkombëtar ndërbankar të dorëzimit të të dhënave financiare SWIFT. Këtë gjë ata e pranuan hapur vetëm 5 vjet më parë, në vitin 2006. Përafërsisht atëherë dhe lindi domosdoshmëria për tu këshilluar me shtetet e tjera, prandaj ata dhe përgatitën marrëveshjen përkatëse me BE. Ky dokument i lejon ata të marrin informacionin e nevojshëm legalisht, dhe i ndihmon SHBA-s dhe BE në kapërcimin e divergjencave, që kanë lidhje me prioritetet në çështjen e mbrojtjes të të dhënave personale, njofton Associated Press. Por dorëzimi i të dhënave financiare është çështje delikate, pasi mund të preken interesat e njerëzve, të cilët nuk kanë dorë në terrorizëm. Ndërkaq, marrëveshja në fjalë është edhe një gur tjetër i hedhur në themelin e kontrollit total të financave botërore, deklaroi për "Zërin e Rusisë" Drejtori i agjencisë ruse të teknologjive zbuluese "R-Tehno" Roman Romaçov: "Shërbimet speciale amerikane edhe kështu kanë akses të madh tek informacioni financiar për aksionet transitore me anë të kartave amerikane Visa dhe Mastercard. Çdo ditë ne paguajmë me anë të kartave, dhe ky informacion qarkullon në serverat e tyre. Një vit më parë Presidenti Dimitri Medvediev shprehu mendimin për krijimin e sistemit rus të pagesave, me qëllim që informacioni për njerëzit, që paguajnë me anë të kartave, të mos dalë jashtë shtetit. Por tani për tani ne kemi "fituar" vetëm  "Vëllanë e madh" të përfaqësuar nga CIA dhe FBI, të cilët mund të kontrollojnë aktualisht jo vetëm kartat Visa dhe Mastercard, por edhe të grumbullojnë të dhëna për lëvizjen e parave nëpërmjet sistemit SWIFT. Sistemi ndërkombëtar ndërbankar i transmetimit të të dhënave SWIFT është burim për rrjedhjen e informacionit të rëndësishëm nga vendi, mendon Roman Romaçov. Sipas mendimit të tij, banka të tilla serioze ruse si Sberbank dhe Banka e Tregtisë së Jashtme janë të afta të krijojnë sistemin kombëtar të pagesave, për të cilin foli Presidenti. Ai është i domosdoshëm për qëllime të sigurisë dhe shtetin, dhe për shtetasit, që të eliminohet kontrolli i sektorit financiar rus nga ana e shërbimeve speciale perëndimore.