0Kreu i MPJ i Federatës Ruse Sergei Lavrov e mendon si real rregullimin e konfliktit izraelito-palestinez gjatë dy vjetëve të afërt, "në qoftë se të gjithë lojtarët e jashtëm do të stimulojnë aktivisht palët për arritjen e mirëkuptimit". Për këtë ai njoftoi pas takimit me Kreun e administratës kombëtare të Palestinës Mahmud Abbas. Afati dyvjetor u nënshkrua në deklaratën e marsit nga kuarteti ndërkombëtar i ndërmjetësve, pjesëmarrës të të cilit janë Rusia, SHBA-s, BE dhe OKB. Lavrov deklaroi gjithashtu, se Rusia do tu përmbahet rreptë normave të së drejtës ndërkombëtare për furnizimin e armatimeve në Lindjen e Mesme.