Gjykata Ndërkombëtare e OKB-së duhet të formulojë nocionin e unifikuar të terrorizmit. Gjatë kësaj është e domosdoshme të merren parasysh veçantitë e mentalitetit publik të vendeve të ndryshme. Një mendim të tillë shprehu Presidenti i fakultetit të gazetarisë të Universitetit Shtetëror të Moskës me emër Llomonosov Jasen Zasurskij, duke marrë fjalën në konferencën "Rreziqet kërcënuese të terrorozmit dhe gazetaria ndërkombëtare" në Moskë. Konferenca ndërkombëtare e radhës, e pesta për nga numri për problemet e gazetarisë, e organizuar nga radiokompania "Zëri i Rusisë", fakulteti i gazetarisë i Universitetit Shtetëror të Moskës, si dhe katedra e gazetarisë dhe komunikimeve masive të UNESKO-s, mblodhi në Moskkë ekspertët kryesorë në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe veprimtarisë antiterroriste. Këtë vit ajo i kushtohej rolit të Mjeteve të Informimit Masiv (MIM) për ndriçimin dhe kundërveprimin ndaj aksioneve terroriste. Mungesa e përkufizimit të përgjithshëm juridik të terrorizmit sjell në atë, se po të njëjtët persona dhe organizata në disa vende gazetarët i quajnë terroristë, kurse në disa vende të tjera luftëtarë të lirisë, vuri në dukje komentatori i radiokompanisë "Zëri i Rusisë", bashkëpunëtori shkencor i Institutit të Orientalistikës të Akademisë së Shkencave të Rusisë Vladimir Sazhin. Problemi qëndron dhe në atë, se shumë terroristë kohët e fundit filluan të përdorin pajisjet elektronike të MIM për qëllimet e veta, mendon Docenti i fakultetit të gazetarisë të Universitetit Shtetëror të MoskësAzat Ibragimov: "Nuk është sekret, se televizioni dhe Interneti janë instrumente të arritjes për njohjen në masë të terroristëve. Duhet të theksohet veçanërisht, se rrjeti global i ndihmon terroristët të mbjellin frikën në kënde të ndryshëm të Tokës dhe në të njëjtën kohë është burim i rëndësishëm për financimin e veprimtarisë së tyre kriminale, mekanizëm i rekrutimit të kriminelëve të rinj, si dhe mënyrë e këmbimit të informacionit midis grupeve të ndryshme terroriste. Separatistët dhe terroristët përpiqen të përdorin MIM për të frikësuar si autoritetet, po ashtu dhe popullsinë në tërësi. Terrorizmi është manipulim me anë të frikës, pasi informacioni për dhunën nëpërmjet MIM e zmadhon efektin e dhunës", u shpreh Docenti. Pikërisht prandaj aktualisht në gazetarinë ndërkombëtare për çështjen e ndriçimit të aksioneve terroriste bie një përgjegjësi e veçantë. Por lind problemi, a duhet vallë të transmetohet i gjithë informacioni që zotërohet ose ia vlen që kjo të bëhet me "doza". Kryetari i radiokompanisë "Zëri i Rusisë" Andrei Bistricki është i sigurt, se kurrfarë kufizimesh për këto çështje nuk duhet të ketë: "Çfarë duhet të transmetohet dhe kujt- kjo është çështje delikate. Ia vlen të merret parasysh edhe ajo, se për ç'sjelljeje njerëzore ne shpresojmë si rezultat i këtij informacioni. Unë mendoj, se për shtypin nuk duhet të ketë kurrfarë kufizimesh. Por zgjidhja më e mirë mund të jenë mekanizmat e vetrregullimit të gazetarisë", u shpreh Bistricki. Ka rëndësi, që në gazetarinë bashkëkohore të jenë të pranishëm kriteret e moralit, të cilët, nga njëra anë, nuk do të lejonin që MIM të bëheshin "shtyp i verdhë", që përsërisin shpesh hollësitë e katastrofave njerëzore, kurse nga ana tjetër të ushtrojnë presion ndaj orientimeve e sakta, se si të tregohet në mënyrë adekuate dhe në kohë për terrorizmin dhe mënyrat e luftës kundër kësaj të keqje.