0Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev hapi në Kremlin takimin me qeverinë, për paraqitjen e Mesazhit të buxhetit. Kryetari i shtetit iu drejtua të pranishmëve me tezat kryesore të këtij dokumenti, në të cilin shfaqet politika buxhetore e shtetit për vitet 2011-2013. Me Mesazhin e buxhetit Presidenti del një herë në vit. Dokumenti paraqet orientimet strategjike dhe afatshkurtra të politikës buxhetore, bashkërendimin me qëllimet dhe detyrat kryesore të politikës ekonomike të shetit.