Raketën e vërtetë "Iskander" dhe "shfaqjen e tankeve kërcimtarë" do ta shikojnë vizitorët e forumit të parë ndërkombëtar "Teknologjitë e ndërtimit të makinave-2010" (30qershor-4 korrik). Aktivitetin e gjerë jo rastësisht e quajtën "MAKS-i tokësor", ai do të zhvillohet po në atë pistë, ku një herë në dy vjet zhvillohet salloni botëror aerokozmik, në qytetin e rrethinave të Moskës Zhukovsk. Interes të veçantë për specialistët paraqet poligoni më i ri special, në të cilin do të demonstrohet teknika e ndryshme antiplumb. Ai është projektuar kështu, që në të të mund të zhvillohen prova të vërteta dhe të organizohen aktivitete argëtuese. Në pikat e hapura të palëvizshme në pistë do të demonstrohen rreth 60 shembuj të teknikës, ndër të tjera 23 janë paraqitur nga Ministria e mbrojtjes. Kjo teknikë është pjesë e armatimeve, si tanket T-90, T-80, makina luftarake e këmbësorisë, makina transportuese të blinduara. Në demonstrimin dinamik do të paraqiten "KAMAZ, Urall, GAZ, që janë lloje kryesorë të teknikës me rrota, të prodhuara nga ndërmarrjet kryesore të vendit. Gjithsej në këto demonstrime, ndër të tjera në atë special "E pafituara dhe legjendarja"do të marrin pjesë 36 makina. Interes të veçantë për shikuesit dhe specialistët shkakton tanku T-90C, i cili zotëron pajisje potenciale dhe mobilitet të lartë. Ai është shumë më i lehtë se shembujt e huaj. Gjatë kësaj T-90C është tanku më i ulët, që qenësishëm rrit "mbijetesën" e tij në fushën e betejës. Makinat bashkëkohore dhe tanqet legjendarë T-34 do të kërcejnë. Organizatorët premtojnë një shfaqje të paharrueshme. Me vënien në skenë merret korografi i Teatrit Bolshoi Andrei Melanin. Përveç kompanive nga vendet e Bashkësisë së Shteteve të Pavarura (BSHP) në forum marrin pjesë përfaqësues nga Gjermania, India, Jordania, Franca, Suedia, Zvicra. Në programin e ekspozitës do të marrin pjesë rreth 200 ndërmarrje dhe koncerne, ndër të tjera që hyjnë në korporatën shtetërore "Rostehnologi", e cila sëbashku me Shërbimin Federal për bashkëpunim tekniko-ushtarak do të organizojë dhe zhvillojë këtë aktivitet.