0Numri i viktimave të shkaktuar nga përmbytjet e vazhdueshme në Rumani përbën 16 veta, 9 të tjerë kanë humbur pa lënë gjurmë. Më shumë nga fatkeqësia natyrore janë dëmtuar rajonet në veri-lindje të vendit. Vetëm natën duke gdhirë dita e martë 6 veta gjetën vdekjen në Botoshani, që është në kufi me Moldavinë. Nga shirat e vazhdueshëm dhe përmbytjet gjithashtu kanë pësuar dëmtime një sërë rajone të Çekisë, Gjermanisë, Austrisë, Polonisë dhe Rumanisë. Në jug të Çekisë viktima të përmbytjeve, shkaktuar nga shirat e mëdha, për një javë u bënë, të paktën, 13 veta.