0Në Moskë shpresojnë se Irani do të reagojë në mënyrë konstruktive ndaj propozimit të Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (ANEA) përkatësisht furnizimit të lëndës djegëse për reaktorin kërkimor të Teheranit, duke pezulluar gjatë kësaj pasurimin e uraniumit deri në 20 %, deklaroi Kreu i MPJ Sergei Lavrov. Ai foli në një konferencë për shtyp në Jeruzalem sipas përfundimeve të negociatave me homologun e vet izraelit Avigdor Liberman. Siç kujtoi Kreu i MPJ, Rusia, SHBA-s dhe Franca, si përgjigje ndaj propozimit të Turqisë dhe Brazilit për pjesëmarrjen në skemën e këmbimit të uraniumit iranian, propozuan të zhvillohet një takim ekspert nën egidën e ANEA.