Shkarko audiofailin

Cilët mund të jenë kufijtë e lejueshëm të tolerancës nacionale dhe fetare? Ku është ajo linjë pas së cilës respekti ndaj dokeve, zakoneve e traditave të të huajve fillon të bëhet rrezik kërcënues real për identitetin kombëtar? Këto çështje po diskutohen në konferencën kushtuar problemeve të tolerancës dhe mos diskriminimit, të cilën po e zhvillon në Astana të Kazakistanit Organizata për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Europë (OSBE).

Tema e tolerancës fetare dhe nacionale në shumë gjëra është e lidhur me islamo dhe ksenofobinë në rritje në vendet e Europës Perëndimore. Mbajtja e ferexhesë dhe nikabës është ndaluar me ligj në Spanjë. Projektligje analogjike janë përgatitur në Belgjikë dhe Francë. Ndalimi i ndërtimit të mirareve dhe xhamive vepron në Belgjikë. Në Holandë po xhirohen filma antiislamikë. Pothuajse në të gjitha vendet e Europës ekziston diskriminimi gjatë pranimit në punë të të ardhurve nga vendet jo europiane. Marrja e këtyre masave kaq të rrepta nga ana e europianëve është e lidhur me druajtjen e humbjes së identitetit të vet kombëtar nën trysninë e rritjes së shpejtë të komunave etnike, të cilat nuk dëshirojnë të pranojnë normat e kulturës tradicionale europiane. I hedhin benzinë zjarrit të intolerancës etnike dhe fetare edhe aktet terroriste që trondisin kohë pas kohe Europën. Shumica e banorëve të Rusisë nuk provon antipati ndaj përfaqësuesve të kombësive të tjera. Por megjithatë pjesa më e madhe e qytetarëve, sipas pohimeve të sociologëve, është e irrituar, e nervozuar nga vetë fakti, se "përfaqësuesit e popujve të tjerë nuk duan të marrin në konsideratë e të pajtohen me zakonet dhe normat e sjelljes të miratuara në Rusi". Komuniteti botëror duhet të përpunojë parimet dhe mekanizmat të cilët, nga njëra anë të mbrojnë kulturën tradicionale, kurse nga ana tjetër të mos lejojnë diskriminimin e pakicave kombëtare dhe fetare, shprehet me bindje të plotë Përfaqësuesi i departamentit Sinodal të Kishës Orthodhokse Ruse për marrëdhëniet e ndërsjellta të Kishës dhe shoqërisë, kleriku Georgij Roshin: "Është e domosdoshme të përpunohet njëfarëlloj "modus vivendi" (mënyrë jetese), gjatë të cilit të mos shkelen të drejtat e besimtarëve as përkatësisht simboleve të jashtme fetare, as gjatë kryerjeve të riteve të lutjeve në vendet publike, liturgjive kishtare dhe, më kryesorja, të jetuarit me ligjet e fesë së vet jo vetëm brenda komunitetit kishtar, por edhe në punë, edhe në shkollë. Në lidhje me këtë Kisha Orthodhokse Ruse po ndërmerr përpjekje të mëdha për vënien në vijë të dialogut si me përfaqësuesit e konfesioneve, ashtu dhe me përfaqësuesit e pushtetit dhe shoqërisë jo vetëm në Rusi, por dhe në vendet e Bashkësisë së Shteteve të Pavarura (CHГ) si dhe në gjithë territoret e ndikimit të Kishës Orthodhokse Ruse jashtë shtetit", tha Kleriku rus.

0 Në Rusi rrugët e zgjidhjes së problemit që tashmë është pjekur për zgjidhje po kërkohen nga autoritetet, shoqëria dhe organizatat fetare. Një nga këto rrugë është kursi special "Bazat e kulturës fetare" që po aplikohet në programin mësimor të shkollave ruse. Qëllim i tij është të mbjellë që në fëmijëri në koshiencë parimet e tolerancës dhe respektit ndaj veçorive nacionale dhe konfesionale të popujve të tjerë.