Tenda më e madhe në botë me diametër 16 metra dhe sipërfaqe 200 metra katrorë u konstatua në kryeqytetin e Burjatisë-Ullan-Ude. Ajo është vendosur në në Muzeun Etnografik të popujve të Transbajkalit në Ullan -Ude. Tenda e madhe nuk u ndërtua aspak për nënshtrim të Librit të rekordeve Guinness-në të do të vendoset teatri lëvizës "Nuudellçin" "Nomad". Teatri i planifikuar për 150 shikues do të bëhet vendi  ku mund të shikohen dhe dëgjohen tregimet e popullit të Burjatisë-historitë dhe legjendat e kohërave të lashta. Biletat mund të prenotohen në mënyrë sa më bashkëkohore-nëpërmjet Internetit.

Në Universitetin kërkimoro-shkencor ndërkombëtar në Çeljabinsk filloi të funksionojë superkompjuteri inovativ "SKIF-Avrora". Ky është superkompjuteri i parë në të gjithë planetin i ndërtuar mbi bazë të procesorëve Intel Xeon dhe që përmban një sërë përpunimesh unikale ruse të nivelit botëror. Produktiviteti i tij-deri në 24 trilionë operacione në sekondë. Ai do të përdoret për sigurimin e programeve matematikore dhe do të lejojë modelimin e proceseve më të ndërlikuara ekonomike, fizike, biokimike dhe teknike. Qarku Çeljabinsk është një nga liderët midis rajoneve të Rusisë për zhvillimin e teknologjive superkompjuterike.

Shkencetarët gjermanë shpikën mënyrën për të luftuar oshëtimat e vuvuzelave në kampionatin botëror të futbollit i cili po zhvillohet në Republikën Jugoafrikane. Në një nga qendrat shkencore gjermane u përpunua "filtri special i vuvuzelës". Ai arrin të eliminojë nga përcellja e zërit të teletransmetimit tingujt e zamareve të cilët shurdhojnë fërshëllimën e bilbilit të gjyqtarit dhe zërat e komentatorëve. Kjo pajisje e re përcakton spektret e frekuencave të oshëtimave të vuvuzelave dhe si rezultat zhurma në një mënyrë të veçantë filtrohet. Gjatë kësaj tingujt kumbues të tifozëve mund të rregullohen sipas dëshirës, saktësojnë shkencëtarët.