0Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev pritet të takohet me qeverinë dhe drejtuesit e parlamentit për të diskutuar Mesazhin e buxhetit. Në këtë dokument të përvitshëm janë pasqyruar qëllimet dhe detyrat e politikës ekonomiko-financiare të vendit të cilat do të kenë rol përcaktues gjatë përpunimit të projektit të buxhetit federal. Një nga temat kyçe të mesazhit aktual, siç edhe pritet, do të bëhet mbështetja e risive. Përveç kësaj në dokument, siç deklaroi dhe vetë Dimitri Medvediev, janë pasqyruar një sërë çështjesh që prekin zhvillimin e organizimit ushtarak të vendit, ndër të tjera dhe financimin e programit shtetëror të armatimeve për periudhën deri në vitin 2020.