0Për SHBA-s është me leverdi përfshirja e Rusisë në grupin e të "gjobiturëve" për problemin e trafikimit njerëzor, në mënyrë që të ketë shkas për të përdorur kundër Moskës kufizimet ekonomike dhe tregtare, deklaruan në MPJ-në e Rusisë, pasi komnetuan raportin e mbajtur nga departamenti shtetëror i SHBA-s mbi trafikimin njerëzor në vitin 2009. Në këtë dikaster nuk u habitën aspak me faktin, se në këtë raport, Rusia përsëri u përfshi në numrin e shteteve problematike- të ashtuquajturit "Grupi-2". Për një zënien e një vendi më të mirë në këtë rejting dhe si rezultat për daljen nga kjo listë, Moska duhet të plotësojë "Planin e veprimit për Rusinë" të përgatitur nga Ministria e Drejtësisë së SHBA-s, në të cilin kërkohet ndryshimi i legjislacionit dhe praktikës së aplikimit të të drejtave për luftën kundër trafikimit njerëzor.