Mihail Enshtein-filologu dhe filozofi rus i cili aktualisht jeton në SHBA-s. Ai është dekoruar me çmimin prestigjoz amerikan "Liberty" si dhe me një sërë çmimesh të tjera amerikane. Vizita e tij për në Rusi ka lidhje me prezantimin librit të ri. Mihaill Enshtein, mbaroi fakultetin filologjik të Universitetit të Moskës në vitet 70-të. Është autor i disa dhjetra librave dhe mbi 400 artikujve dhe esseve të përkthyera në 14 gjuhë të ndryshme. Drejtimet kryesore të punëve të tij-studimet shkencore në fushën e ideve filozofike në Rusi dhe futurologjisë së shkencave humanitare. Që nga viti 2000 Mihail Enshtein po zhvillon projektin "Dhuntia e fjalës". Qëllimi i këtij projekti-plotësimi i gjuhës ruse me fjalë të reja. Mihaill Enshtein shprehet me bindje, se gjatë gjithë pasurisë së vet gjuha ruse "nuk është aq e pasur sa do të donim": "Gjuha ruse e ka frenuar shumë zhvillimin e saj në shekullin e XX-të, mendon shkencëtari. Që nga ajo kohë leksikoni i saj praktikisht nuk është zgjeruar, madje është reduktuar për forcë të rrethanave historike të trishtueshme dhe qëndron mjaft larg zhvillimit të gjuhës angleze. Mua më duket, se në gjuhën, në ndërgjgjien e shoqërisë ruse janë grumbulluar shumë gjysmëkuptime të cilat kanë nevojë për shprehi të plotë. Ne në fakt, ne jo vetëm i themi fjalët, ne ndiejmë, veprojmë sipas tyre. Prandaj mua më duket shumë e rëndësishme, shpreht më tej Mihail Enshtein, se për zhvillimin e kulturës dhe rritjen e rolit të shoqërisë ruse në ndarjen ndërkombëtare të punës, duhet të fusim fjalë të reja, kuptime, struktura gramatikore në gjuhën ruse. Dhe për këtë unë i jam shumë mirënjohës auditorit tim: çdo javë botoj një numër të caktuar fjalësh të reja, afërsisht 5 mijë njerëz përgjigjen dhe në këtë mënyrë disa fjalë të reja hyjnë në përdorim të përditshëm. Ndërkohë, që filologu Enshtein pasuron gjuhën tij amëtare, Enshtein filozofi mendon për faktin, se si të shfrytëzohet filozofia aktuale për qëllime praktike. Dhe ja çfarë leveridish përmend shkencëtari: Mua më duket, se filozofia duhet të bëhet gjithnjë e pak e pastër, në kuptimin, se filozofia e pastër, analitike, e cila fatkeqësisht, sundon në fakultetet filozofike të universiteve amerikane dhe që aty shpërndahen në të gjithë botën, në fakt kjo është filozofia e cila ka hyrë në qorrsokak. Sepse ajo nuk ushtron kurrëfarë ndikimi mbi shoqërinë. Sipas mendimin tim, filozofia e së ardhmes duhet të krijojë botë alternative". Pikërisht në këte mënyrë e përfytyron Mihaill Enshtein kontributin e filozofëve për zhvillimin e botës së re teknokratike.